Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare gazetari Kreshnik Zeqaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2016, 08:32
U nda nga jeta në mënyrë të papritur dhe të parakohshme gazetari, Kreshnik Zeqaj. Gazetari 27-vjeçari vdiq në Londër, ku edhe aty jetonte prej disa kohësh me familjarë të tij.Zeqaj ishte një gazetar me eksperiencë, e që një pjesë të përkushtimit e kaloi ne raportim. Zeqaj ka punuar në departamentin e lajmeve në Channel One, në dhomën e informacionit si editor i “flashit informativ”, te News 24 dhe agjensia Balkanweb si dhe më pas, në një eksperiencë të dytë si organizator i emisionit investigativ “Kaktus”.Edhe Unioni i Gazetareve Shqiptarë shpreh dhimbjen për këtë humbje të kolegut të ri dhe përcjell ngushellime pranë familjes dhe të afërmve.