Nis kthimi i shqiptarëve drejt Greqisë, fluks në Kapshticë
Menjëherë pas festave të fundvitit, shqiptarët kanë filluar të kthehen pranë vendeve të tyre të punës e qëndrimit në Greqi nëpërmjet vendkalimit kufitar të Kapshticës, ku prej dy ditësh është regjistruar fluks.Fluksi me i lartë është shënuar ditën e dielë,me afro 5 mijë udhëtarë që kaluan doganën për në Greqi.Ndërkaq, pala greke punoi me pak sportele duke vështirësuar lëvizjen e emigrantëve në kushtet e një moti të ftohte dhe me dëborë.Gjatë dites se hene, edhe pse pati sërish lëvizje të konsiderueshme mjetesh drejt Kapshticës, nuk u krijuan vonesa për emigrantët.Kjo dhe për faktin se pala greke përshpejtoi procedurat, siç pohuan dhe autoritetet e policisë kufitare shqiptare në Kapshticë.Paraditen e sotme reth 80 mjete qëndruan në radhë për të kryer procedurat e kalimit të kufirit nga ana e tokës shqiptare, ndersa nga ana e palës greke më pak. Edhe në ditët në vijim pritet që në Kapshticë të krijohen radhë.[caption id="attachment_649269" align="alignnone" width="640"]
Fluksi në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_649268" align="alignnone" width="640"]
Fluksi në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_649267" align="alignnone" width="640"]
Fluksi në Kapshticë[/caption][caption id="attachment_649270" align="alignnone" width="640"]
Fluksi në Kapshticë[/caption]/Oranews.tv/