Trump publikon spotin elektoral, myslimanët në qendër të tij

Kandidati republikan për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka publikuar spotin e parë televiziv  për garën elektorale të  2016. Në qendër të 30 sekondave televizive, Trupm ka theksuar qëndrimin e tij për muslimanët, emigracionin dhe terrorizmin.Spoti do të transmetohet fillimisht në Iowa dhe New Hampshire,  dy shtete kyçe në garën e brendshme të republikanëve, të cilët do të votohen në konventën e korrikut përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.Ashtu sic edhe pritej, në materialin komercial filmik, kandidati republikan përsërit thirrjen për të ndaluar përkohësisht hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zotohet për një qëndrim të ashpër ndaj shtetit islam dhe terrorizmit në tërësi.Shumë shpejt ai do të presë kokën e Shtetit Islamik dhe do të marrë naftën e tyre, thuhet në spot, shoqëruar me inicialet e Shtetit Islamik.  Biznesmeni i kthyer në politikan ka përsëritur idenë e ndërtimit të një muri përgjatë kufirit jugor amerikan, me qëllim ndalimin e emigracionit të paligjshëm, duke u shprehur se madje do të jetë Meksika që do të paguajë për murin. Trump qëndron në krye të sondazheve, më i favorizuari nga 12 kandidatët republikanë për President.