Shtyrja e Kongresit të partisë duket i pashmangshëm
Vonesa në organizimin në bazë të PS, duket se e bën të pashmangshëm shtyrjen e Kongresit të PS, i vendosur të thirret në janar.15 dhjetori ishte përcaktuar si afati i fundit i procesit zgjedhor, por nuk është respektuar.Në bazë të vendimit të Asamblesë, brenda kësaj date duhej të kishte përfunduar zgjedhja e kryetarë të degëve, por Fier, Korçë, Elbasan e Kukës, proceset zgjedhore nuk janë mbajtur.Edhe zgjedhja e delegatëve të partisë në degë, duhet të ishte finalizuar në 21 nëntor, por edhe në këtë pikë afatet janë shkelur.Asambleja kishte vendosur edhe mbajtjen e zgjedhjeve për strukturat e partisë në emigracion, por këto struktura mbeten mbrapa në të gjitha fazat.Qe prej tetorit, brenda PS janë shtuar zërat që kërkojnë shtyrjen e Kongresit, më i forti mes tyre, deputeti Koço Kokëdhima që paraqiti një platformë alternative, ku kërkonte që Kongresi të mbahej në fund të muajit prill 2016.Ky propozim u kundërshtua nga një pjesë e ministrave dhe deputetëve që koordinojnë rajone të tjera të vendit, mes të cilëve edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.Asambleja është organi që mund të vendosë shtyrjen e Kongresit, sipas atyre që kanë kundërshtuar këtë alternativë, por nëse deri më tani ka pasur shkëmbime deklaratash, ardhja e janarit do të kërkojë një vendimmarrje, që ndoshta do jetë edhe një tregues për rrymat brenda partisë më të madhe të majtë në vend./Oranews.tv/