Mundësitë për të investuar, qytetarët nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre

Mundësitë e qytetarëve shqiptarë për të investuar paratë e tyre janë minimizuar ndjeshëm, në kushtet kur interesat e depozitave dhe bonove të thesarit kanë rënë ndjeshëm, ndërsa klima e biznesit në vend nuk konsiderohet e favorshme. Ekspertët shpjegohjnë se ata po orentohen drejt bursave on line dhe dhënies së prave me fajde, që janë me risk të lartë. Ekspertët apelojnë qeverinë të përmirësojë klimën për të investuar në vend, si dhe të bëjë aktive Bursën e TiranësNë kushtet kur ekonomia është ngadalësuar, interesat e depozitave në banka kanë prekur fundin, së bashku me interesat e bonove të thesarit. Alternativat e qytetarëve për të investuar paratë e tyre janë minimizuar ndjeshëm.Sipas ekspertëve, ata po orientohen gjithmonë e më shumë drejt formave të reja të investimit, shpeshherë me risk të lartë, si bursat on line apo dhënia e parave me fajde.Zef Preçi, ekspert për ekonominë: Ka një tendencë për tu zhvendosur, përveç bankave, bankat vetë ti zhvendosin paratë jashtë vendit apo ti investojnë në fondet e investimeve. Ka një tendencë të zgjerimit të kreditit informal apo tregut paralel të kredisë që realizohet përvec marrëveshjeve noteriale, pra plotësohet kërkesë oferta. Po kështu ka dhe aktivitete kriminale të paligjshme sic është investimi në bursat online. Dmth mos përmirësimi i pritshëm i premtuar nga qeveria i klimës së biznesit ka tkurrur dhe mundësitë e investimeve dhe ka krijuar një situatë ku mungon qartësia si duhet vepruar.Ekspertët apelojnë qeverinë dhe institucionet e tjera në vend që të përmirësojnë klimën e biznesit, për të krijuar mundësi investimi, si dhe të aktivizojnë bursën e tiranës.Zef Preçi, ekspert për ekonominë: Të shikohet në mënyrën më të shpejtë më të mundshme për ta bërë atë  jo thjesht bashkëkohor në raport me perëndimin, por për të marrë në konsideratë edhe mentalitetin, institucionet, traditën që paratë të jenë të mbrojtura.Në mungesë të alternativave, pasuritë e paluajtshme po shihen si një mundësi e mirë për investimin e fondeve të lira si nga emigrantët, ashtu edhe qytetarët shqiptarë që kanë depozita në banka.Ndërkaq një tjetër mundësi për ata që kanë njohuri të thelluara për tregjet financiare janë fondet e investimeve, që ofrojnë interes vjetor mbi 4% dhe risk më të moderuar./Oranews.tv/