Vdes kreu i inteligjencës ushtarake të Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2016, 21:04
Kremlini ka njoftuar se kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), ka vdekur papritmas.Përmes një deklarate të postuar në Internet, Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur”.Sergun, 58 vjeçar, i cili ka qenë në krye të GRU që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.Përmes deklaratës, Kremlini nuk ka njoftuar mbi shkaqet e vdekjes.Putin citohet të ketë thënë se Sergun, gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer atdheut dhe forcave të armatosura.GRU është një agjenci e fshehtë, ndërsa Sergun nuk ishte i njohur si figurë publike. /REL/