Reforma në drejtësi, Alibeaj: Do punojmë vetëm mbi dokumentin bazë të Venecias

Ashtu siç edhe pritej viti 2016 ka nisur me një çështje shumë të rëndësishme, që u la në mes në vitin 2015, reformën në drejtësi. Mes ekspertëve të komisionit për reformën në drejtësi është arritur një marrëveshje, ku të gjitha palët do të punojnë vetëm mbi draftin e Komisionit të Venecias. Ky konstatim është bërë publik nga Enkelejd Alibeaj, i cili duke u nisur nga koha me shi tha se ky është një shi me bereqet.Alibeaj: Kjo ishte mbledhja e parë për diskutimin e opinionit të Komisionit të Venecias. Pas diskutimeve të gjata, sepse më duhet të them që nuk ishin të lehta, u ra dakord që diskutimi i mëtejshëm është pikërisht ky: Dokumenti i vetëm, bazë mbi të cilën të gjithë ekspertët e të gjitha krahëve të jetë dokumenti, opinioni i miratuar nga Komisioni i Vencias. Dokumnet ky që është i qartë, nuk krijon asnjë lloj keqkuptimi apo dykuptimësie. Opinion që ka thënë qartë se çfardëlloj reformë që duhet të kryhet nuk duhet të kapë sistemin e drejtësisë. Ky është një hap përpara, i drojtur, por është një hap përpara, sepse kjo lloj procedure e instauruar sot shpresoj që të vazhdojë edhe në ditët një vijim.Po ashtu Alibeaj tha se drafti i paraqitur disa ditë më parë është tërhequr.Alibeaj: Drafti i tërhequr para disa ditësh nuk është draft i komisionit, është një dokument i ekspertëve, por jo i komisionit. I vetmi dokument që do punohet dhe mund të punohet është opinioni i Komisionit të Vencias.  Të gjithë ekspertët në atë tryezë të rrumbullakët thjesht dhe vetëm do të identifikojnë çështje të cilat janë të diskutueshme dhe do të identifikojnë edhe zgjedhjen përkatëse më të mirë nën gërmen dhe frymën e Komisionit të Venecias, së bashku në kushte barazie. Ky ishte konstatimi që unë thashë, pavarësisht shiut, ky duket se është si me bereqet.