Bahreini dhe Sudani, vendim për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin

Zgjerohet tensioni mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Menjeherë pasi Arabia Saudite vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, aleatët e saj Bahreini dhe Sudani kanë ndërmarrë të njëjtin vendim, teksa Emiratet e Bashkuara kanë reduktuar ekipin diplomatik.  Vendimet erdhën pas sulmit mbi ambasadën saudite në Teheran, reagim që vjen pas ekzekutimit të një kleriku shiit nga ana e autoriteteve saudite.Bahreini, vend me shumice Shiite por që qeveriset nga një monarki sunite,u ka lënë 48 orë afat diplomatëve iraniane për tu larguar nga vendi.Autoritet e Bahreinit akuzojnë Iranin për ndërhyrje flagrante në punët e bredshme të gjirit dhe shteteve arabe teksa sulmin në ambasadën saudite në Teherean e kosniderojnë pjesë të politikave të rrezikshme sektariane.Sudani ndërkohë në një deklaratë zyrtare shkruan se në përgjigje të sulmeve barbare në ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran dhe në konsullatën e saj në Mashhad , Sudani shpall ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit. Kurse Emirate e Bashkuara thanë se kanë reduktuar numrin e diplomtëve, por lidhjet tregtare mes dy vendeve do të vijojnë.Ngjarjet mes dy vendeve kanë rritur frikën e përhapjes së konfliketeve sektare në rajon. Të hënën, dy xhami sunite u bombarduan dhe një imam mbeti i vrarë në irak.Konflikti midis dy shteteve nisi pas ekzekutimit të 47 personave në Arabinë Saudite, mes të cilëve një klerik të lartë të myslimanizmit Shi'it me akuzën e terrorizmit.