Skandali me pasaportat e fëmijëve, dhjetëra emigrantë bllokohen në Port

Dhjetëra emigrantë janë detyruar të përballen në portin e Durrësit gjatë kthimit pas festave në vendet ku punojne dhe jetojnë, me gabimin teknik ne pasaportat e fëmijëve tw tyre të pajisur gabimisht me pasaporta 10 vjeçare në një kohë kur duhet të ishin 5. Gabimi i kryer në harkun kohor 2009- 2010 gjatë prodhimit të tyre ka shkaktuar një kaos në radhët e emigrantëve fëmijët e të cilëve nën moshën 16 vjeç i zotërojnë këto pashaporta. Ata nuk janë lejuar të kalojnë kufirin dhe autoritetet portuale i kanë sugjeruar të kthehen mbrapsht dhe të riaplikojnë për një pasaportë të re, duke ndrequr kështu një gabim që nuk është i tyri por që duhet ta paguajnë ata.Durres- Nëse festat e fundvitit i kanë bashkuar familjet shqiptare, ditët e para të muajit janar i kanë ndarë ato.Emigrantët shqiptarë  janë pëprballur në Terminalin e portit ëe Durrësit me dramën e ndarjes nga familja e tyre. Kjo pasi pasaportat e fëmijëve të lëshuara në vitet 2009- 2010 dhe që, pavarësisht afatit 10-vjeçar të shënuara në to,  konsiderohen dokumente të pavlefshme për udhëtim.“Pse nuk na thanë se duhej të bënim pasaportë të re. Po tani ku ta çoj fëminë, biletën e kam prerë” Sipas ministrisë së Brendshme nëse një pasaporte me afat 10 vjeçar i fëmijëve nën 16 vjeç  i ka kaluar afati 5 vjeçar i prodhimit bëhet e pavlefshme, dhe këta shtetas duhet të riaplikojnë që të mund të kalojnë kufirin. Në të tilla kushte sipas shifrave të ministrisë së Brendshme janë rreth 150 mijë shtetas shqiptarë që duhet të riaplikojnë për pasaporta për fëmijët e tyre, për shkak të gabimit teknik në sistem  gjatë prodhimit të dokumentit biometrik.Sipas ligjit, për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë, afati i vlefshmërisë për shtetasit nën 16 vjeç është 5 vite.Ministria e Brendshme thote se i ka njoftuar emigrantët përmes medias dhe me telefon por ky problem që kur u shfaq për herë të pare ner 2015 vijon të mbetet shqetësues për mijëra familje emigrantësh që ndeshen me të kur vijnë në Shqipëri.[caption id="attachment_649345" align="alignnone" width="640"]durres fluks te pasaportat2 Ne foto: Fluksi i njerezve ne portin e Durresit[/caption][caption id="attachment_649346" align="alignnone" width="640"]durres fluks te pasaportat3 Ne foto: Fluksi i njerezve ne portin e Durresit[/caption][caption id="attachment_649347" align="alignnone" width="640"]durres fluks te pasaportat1 Ne foto: Fluksi i njerezve ne portin e Durresit[/caption]/Oranews.tv/