Policia arreston dy kosovarë pjesëtarë të ISIS-it

Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës ka arrestuar dy kosovarë të kthyer nga Siria dhe që dyshohet se janë pjesë e Shteti Islamik.Të arrestuarit janë V.H i lindur më 1992 dhe F.B i lindur më 1997, të dy të arrestuarit janë nga rrethi i Gjilanit,  shkruan zeri.infoDy të rinjtë janë kthyer përmes aeroportit të Stambollit dhe me të arritur në aeroportin e Prishtinës, Policia e Kosovës i ka arrestuar.Të arrestuarit kishin shkuar në Siri në Janar të vitit 2015 dhe kanë qenë pjesë e luftëtarëve të ISIS-it