Fluturimi i atletëve të skisë: një kërcim mes reve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2016, 17:33
Një fluturim spektakolar mbi majat e bardha të Insbruk, Austri. Është etapa e tretë e Turneut të 4 Trampolinave 2016, ngjarja më e rëndësishmme vjetore për kërcim në ski. Atletët që duken sikur notojnë në qiell dhe fluturojnë më lart se retë. Ngjarja austriake është turneu i tretë pas fazave gjermane Oberstdorf dhe Garmisch Partekinchen. Faza e fundi e turneut do të mbahet më 6 janar në Bischofshofen, një komun e Salzburgut, Austri.