Vetëdorëzohet në Tiranë autori i vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër, mori garanci për jetën
Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Shkami, për një krushqi të parealizuar, në Postribë të Shkodrës, Aleksandër Dushaj. Pasi mori garancinë përjetë nga policia, Dushaj pranoi të vetëdorëzohej mbrëmjen e 4 janarit.Tre ditë zgjati arratia e Aleksandër Dushajt dhe kërkimet intensive për arrestimin e tij. Pas vrasjes së dy vëllezërve Dushaj u largua në zonën e Mazrekut dhe më pas në malet e Dukagjinit.Dushaj mësohet se është lokalizuar te sheshi "Shqiponja" në Tiranë, ku pas negociatave iu është dorëzuar policisë, ndërsa ka marrë siguri për jetën.Dushaj ka ecur në këmbë deri në ambientet e policisë së Tiranës, ndërkohë që ngrihen shumë pikëpyetje për mënyrën sesi ai arriti ti shpëtonte rethimit të policisë e cila e kërkonte intesivisht në malet e Dukagjinit.Burimet paraprake bëjnë me dije se Dushaj është sjellë nga një i afërm i tij në Tiranë i cili edhe punonte pranë policisë së Tiranës.Ajo që dihet është që Aleksandër Dushaj ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy vëllezërve Abdullah dhe Skënder Shkami duke e lidhur këtë me refuzimin që njëri nga viktimat i ka bërë faktit se Dushaj kishte kërkuar dorën e vajzës për grua.Ngjarja e rëndë, ku u vranë në pritë dy vëllezër Abdullah dhe Skënder Shkami, ndodhi mesditën e 2 janarit.Sipas hetimeve të para të policisë, Aleksandër Dushaj kishte gati dy vjet i cili këmbëngulte në historinë e një lidhjeje me vajzën e Skënder Shkamit, njëri prej vëllezërve.Familja e vajzës nuk kishte pranuar dhe kishte larguar vajzën drejt Anglisë. Për festat e fundivitit, kur Skënderi kishte ardhur pranë familjes, Aleksandri kishte vijuar të këmbëngulë në kërkesën e tij. Madje ata ishin takuar në një lokal ku mendohet se ka pasur debat dhe më pas ka ndodhur dhe vrasja.Autori i vrasjes pritet të merret në pyetje nga policia për të zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes.