Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person, 4 plagosen

Një aksident automobilistik në aksin Korçë-Pogradec i ka marrë jetën një personi, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.Aksidenti ndodhi pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Leshnicë.Viktima ështet shtetasi Martin Duro 30 vjeç nga fshati Podgorie, ndëra identieti i të plagosurve ende nuk dihet.Personat e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet tip Audi me targa AA 479 MG u përplas me një furgon tip Benz me targa AA 023 EG.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.[caption id="attachment_649522" align="alignnone" width="640"]aksident ne korce Ne foto: Dy automjetet e aksidentuara[/caption][caption id="attachment_649520" align="alignnone" width="640"]aksident ne korce2 Ne foto: Nje prej automjeteve te aksidentuara[/caption][caption id="attachment_649519" align="alignnone" width="640"]aksident ne korce3 Ne foto: Nje prej automjeteve te aksidentuara[/caption][caption id="attachment_649518" align="alignnone" width="640"]aksident ne korce4 Ne foto: Nje prej automjeteve te aksidentuara[/caption]