Grabitja, qytetarët apel për kapjen e autorëve të ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2016, 16:28
Pas ngjarjes së ndodhur në Elbasan ku një bukëpjekës ra pre e grabitjes me dhunë në banesën e tij, Ora News ka vizituar sot lagjen në të cilën familja Koburja ushtron aktivitetin e saj.Qytetarët pas ngjarjes shprehen të pasigurtë, teksa kërkojnë më shumë masa për ruajtjen e sigurisë në vend. Ndersa lidhur me rastin e grabitjes së bukëpjekësit ata shprehen të shokuar. Dyshohen se grabitësit kanë marre nga familja Koburja 140 mije leke të reja. Policia nuk bën të ditur ende identitetin e autorëve./Oranews.tv/