Ligji i Arsimit të Lartë, rrugëtimi i debateve të ashpra 2-vjeçare

Në vitin 2015, dominoi sërish debati për ligjin e arsimit të lartë. Diskutimet e para nisën pranverën e 2014 pas publikimit të raportit final që mbante firmën e kryeministrit Rama. Ky draft u sulmua ashpër nga akademikët dhe studentët, të cilën e kundërshtuan për më shumë se 2 vite radhazi. Ligji i Arsimit të Lartë pritet të zbatohet në vitin e ri akademik 2016-2017, por studentët kanë pohuar se reforma nuk do të zbatohet dhe për këtë do të bojkotojnë tarifat vjetore të studimit.Një vit pas marrjes së mandatit qeverisës, kryeministri Rama u angazhuar të ndërmarrë një reformë në Arsimin e Lartë publik për të ndryshuar funksioninimin e institucioneve të arsimit të lartë.Shefi i qeverisë u kërkuar ekspertëve të arsimit, të hartojnë një raport për të përcaktuar mënyrën se ku dhe si duhet ndërhyrë në këtë sektor.Reforma e re do të niste me ndryshimin e ligjit ekzistues që për 7 vite i hapi rrugë universiteteve private të funksionin si institucione të dijes pa kontroll dhe me programe të të paakredituar.Puna e qeverisë nisi në prill të 2014 me krijimin e një komisioni të posaçëm me ekspertë të fushës që sollën në tryezën e Ramës propozimet e para të reformës së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Komisioni u drejtuar nga DR. Arjan Gjoncaj dhe raporti përfundimtar mbajti dhe firmën e kryeministrit Edi Rama.Modeli i reformës ishte ai anglo-sakson dhe përbehej nga disa hallka kryesore. Së pari përfshinte rregullimin e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe jo publik, duke i dhënë statusin universitete publike të pavarura. Së dyti, për herë të parë përfshinë organizma si fondacione private, banka dhe donatorë, që do të financojnë dhe bashkë- menaxhojnë me shtetin, institucionet e arsimit të lartë. Së treti, reforma parashikonte një formulë të re të zgjedhjes së drejtuesve të universitetit dhe rolit të këshillit të profesorëve.Raporti përfundimtar u prezantua publikisht në korrik të vitit 2014. Theksi në këtë dokument u vu në rritjen e kërkimit shkencor nëpërmjet financimeve nga donatorë dhe subjekte të ndryshme për çdo kërkim apo punime shkencor që do të realizohej në universitete, duke vënë në lëvizje burimet njerëzore që të vetëfinancoheshin pa e parë shtetin si të vetmin burim të ardhurash.Këtë raport, qeveria ia dorëzoi dhe grupeve të interesit, stafeve akademike, rektorëve të universiteteve private dhe publike. Pasi u njohën më ketë draft, grupet e interesit shprehën qëndrimet e tyre, duke kundërshtuar kapituj të tërë të përmbajtjes të këtij dokumenti për institucionet e arsimit të lartë.Rektori i universitetit të Tiranës Prof. Dr Dhori Kule nuk hezitoi ta quante një draft që nuk i shërben instituucioneve akademike, madje nuk do të funksionon asnjë institucion tjetër jo arsimor.Pa hezitim, zërat kritikë u shtuan në radhët e akademikëve. Një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike në Tiranë për t’u ballafaquar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, krijuar forumin “për liri akademike”. Në tryezën e këtij forumi, akademikët bënë propozimet e tyre se cilët nga kapitujt duhet të ndryshojnë duke kërcënuar se nuk do të pajtoheshin me këtë variant të qeverisë.Sipas akademikëve projektligji:-Dëmton autonominë e universiteteve- I kthen universitetet në fondacione- Ka gafa juridike që dëmton rregullimin e universiteteve- Rrit tarifat e studimit- Paratë e shtetit do ti shkojnë universiteteve private dhe financimi i universiteteve publike do të ulet.Mbi këto argumente, akademikët kërkuan rrëzim “on block’ të këtij drafti”. Për këtë qëllim ata nisën dhe nënshkrimin e një peticioni për të penguar miratimin e këtij varianti.Akademikët e forumit për liri akademike bënë rekomandimet e tyre për t’ia paraqitur qeverisë, duke e vënë theksin në garantimin e autonomisë universitare dhe mos rritjen e tarifave të studimit. Rritja e tarifave vjetore për studentët sipas akademikëve do ti privonte të rinjtë nga e drejta për të studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike.Ministria e Arsimit dhe Sportit garantoi se do të marrë parasysh këto rekomandime duke zhvilluar konsultime me dekanët, pedagogët dhe rektorët me qëllim reflektim të këtij dokumenti që ishte pika kyçe e reformës së arsimit të lartë.Në 25 mars të viti 2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi një draft të ri në ambientet e Kishës Ortodokse dhe ndryshe nga dokumenti i parë, qeveria erdhi me një variant më të përmirësuar, duke reflektuar qëndrimet gati 1 vjeçare të akademikëve.Por kjo “paqe” publike u prish shpejt dhe drafti ndezi sërish debatin, pasi qeveria shpërfilli qëndrimet dhe propozimet e pedagogëve dhe dorëzoi në qershor të 2015 variantin e parë pa përfshirë rekomandimet e akademikëve. Ligji u miratua në parlament me 98 vota pro.Këmbëngulja e qeverisë se komisioni i posaçëm i reformës së arsimit të lartë punoi gjatë për variantin më të mirë, ndezi një beteje edhe më të fortë, këtë herë duke përfshirë dhe studentët. Këta të fundit nisën një valë protestash dhe i bënë thirrje qeverisë të ndryshonte këtë projektligj.Me thirrjen “reforma nuk kalon” ata bojkotuan mësimin dhe kërkuan bisedime me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, bisedimet të cilat nuk patën rezultat konkret edhe pse një pjesë e tyre u pritën nga zyrtar të këtij institucioni.Për të fuqizuar dhe më tej reagimet e tyre, studentët krijuan “lëvizjen për universitetin”, e cila u bë edhe me aktive në sajë të protestave masive.Debati i ligjit të arsimit të lartë, nuk la jashtë dhe institucionin e Presidentit. Përpara se ligji të merrte fuqinë e tij të plotë nëpërmjet dekretimit, Presidenti zhvilloi në tryezë konsultative me akademikët.Në muajin gusht të 2015, presidenti Nishani vendosi të mos dekretonte ligjin, duke e rikthyer sërish atë në komisione parlamentare. Në një relacion të gjatë presidenti Nishani argumenton arsyet përse ligji duhet të ndryshoj.Rikthimi i draftit për diskutim dikoi këtë herë dhe në qëndrimet e LSI-së, partia e dytë në qeveri. Deputeti i LSI-së, në komisionin e punës çështjes sociale dhe shëndetësisë Petrit Vasili kundërshtoi disa nene të draftit për doktoraturat.Pavarësisht debateve, protestave dhe akuzave nga opozita se drafti favorizonte bizneset më afër qeverisë, Ministra e Arsimit dhe Sportit nuk bërë asnjë reflektim në variantin fillesat me argumentin se kjo reformë garanton lirinë akademike, autonominë financiar dhe i bën universitet më të qëndrueshëm për zhvillimin e tyre në të ardhmen.Në vjeshtën e 2015, projektligji miratohet sërish në parlament pa ndryshime. Kryeministri Rama nuk mori përsipër të dëgjonte grupet e interesit, duke i quajtur reagimet e tyre si të qëllimta dhe të frymëzuar politikisht.Studentët shfrytëzuan rastin që kryeministri Rama ishte i pranishëm në ambientet e fakultetit të Shkencave Sociale, jo për të dëgjuar jo për ata por për agjendën e tij politike, duke gjuajtën me vezë në drejtim të shefit të qeverisë.Tetë prej tyre u ndaluan dhe u morën në pyetje në komisariatin nr 2 të Tiranës dhe në Drejtorinë e Policisë. Arrestimi i studentëve u kundërshtua nga pedagogë, studentë të tjerë të Universitetit të Tiranës, shoqërisë civile të cilët kërkuan lirimin e tyre.Studentët u liruan në mbrëmje dhe në daljen e tyre publike cituan kryeministrin Rama “Nuk keni parë asgjë akoma”Në një ditë më pas, aktivistët e “lëvizjes për universitetin” pohuan se ndaj tyre është përdorur dhunë gjatë moment të shoqërimit në komisariat.Pavarësisht se situate u përkeqësua, studentët thanë se kjo reformë nuk do të zbatohej në universitete. Në mbrojtje të tyre dolën edhe akademikët, të cilët dënuan dhunën ndaj të rinjve.Ligji i arsimit të lartë do të japë efektet e tij në vitin akademik 2016-2017. Autoritet e arsimit besojnë se me zbatimin e ligjit, akademikët do të ketë interes për të bërë punë shkencore. Financimet nga donatorët do të rrisin të ardhurat e tyre.Gjithashtu me krijimin e agjencive, do të shpërndahen në mënyrë objektive financimet në bazë të performancës të fakulteteve dhe nuk do të ketë rritje të tarifave të studentëve.Por dhe ky qëndrim final nuk ka bindur akademikët të cilët u tregohen të vendosur se nuk do të lejojnë zbatimin e tij në universitet. Ndërsa studentët protestuan se do të bojkotojnë tarifat studentore.Gjithashtu ata do të kërkojnë edhe referendum që të anulohet ligji i arsimit të lartë.Gjatë një proteste kryesisht me të rinj demokratë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se javën e parë të ardhjes në pushtet do të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë.Në fund të gjithë këtyre zhvillimeve, qeveria nuk arriti të bindë kundërshtarët për punën që bëri komisioni i arsimit. Po ashtu, as kundërshtarët (akademikët dhe studentët) nuk u pajtuan me ketë variant duke e lënë ende të ndezur betejën mes tyre për një nga reformat që qeveria e konsideroi si të rëndësishme, ndërsa bota akademike nuk e vlerësoi si të tillë.