Dy familjet shqiptare do rikthehen në Islandë më 10 janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2016, 10:30
Dy familjet shqiptare të deportuara nga Islanda do të rikthehen sërish më 10 janar në ishull.Dëbimi nga policia vendase shkaktoi reagime të ashpra te islandezët. qeveria reagoi dhe familjet shqiptare fituan nënshtetësinë islandeze.Tani do të rinisin jetën në vendin ishullor. Miku i tyre, i cili u mor personalisht me aplikimet për nënshtetësi të tyre, Herman Ragnarson bëri të ditur lajmin për media vendase.Qytetarët islandezë u indinjuan nga deportimi sepse fëmijët kishin probleme shëndetësore.Ata e quajtën këtë një dënim me vdekje për të miturit dhe protestuan e bënë peticion për rikthimin në Islandë të tyre. Për më tepër, vendasit kanë ofruar atyre shqiptare rroba për fëmijë, pajisje shtëpiake dhe banesë./Oranews.tv/