Sindikatat e Arsimit në Kukës e Vlorë kërcënojnë me bojkot në janar

Në Kukës dhe Vlorë, sindikatat e mësuesve paralajmërojnë protesta dhe bojkot të procesit mësimor në janar 2016. Shkak është bërë mosmarrja e shpërblimit në prag të ndërrimit të viteve.Sindikata e Mësuesve në Kukës kërcënon me bojkot të procesit mësimor në muajin Janar, nëse rreth 916 mësuesit nuk marrin shpërblimin e fundvitit. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, dhënia e shpërblimit ishte parashikuar që në miratimin e buxhetit për vitin 2015, rreth një vit më parë.“Sindikata e arsimit gjithë sindikalistët dhe mësuesit e Kukësit në solidaritet me mësuesit e të gjithë vendit nuk do të heqin kurrë dorë nga kërkesa e tyre e ligjshme në mbrojtje të kërkesës për dhënien e shpërblimit prej 100 mijë lekëve të vjetra. Prandaj që në fillim të muajit janar do të përshkallëzojmë lëvizjen sindikale deri në ndërprerjen e procesit mësimor”, tha kreu i sindikatës.29 dhjetor në Vlorë, sindikatat e arsimtarëve paralajmërojnë protesta, në mungesë të shpërblimit të fundvitit.Ruzhdi Bega: “Ngatërrojnë shpërblimin me atë që quhet shpërblim për performancë. Shpërblimi është një e drejtë e fituar ndërsa shpërblimi për performancë është shpërblim që edhe këtë ligji i arsimit 69 2012 e parashikon si të zbatueshëm vetëm nga drejtoritë e shkollave”Simo Ribaj: “Ne jemi duke adresuar zërin e tyre, shqetësimin e tyre, ndryshe ata bëjnë thirrje për protesta dhe bojkotim të mësimit në ditët e para të vitit të ri shkollor”Reagimi i mësuesve vjen pas njoftimit të qeverisë përmes kryeministrit, për dhënien e shpërblimit të fundvitit vetëm për kategori të caktuara.sindikata/Oranews.tv/