S'i dhanë vajzën për nuse, vret dy vëllezërit. FNSH e RENEA në aksion për kapjen e tij

Vijon operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së dy vëllezërve në Drishtë të Shkodrës. Operacionit të FNSH-së  Shkodër i janë bashkuar edhe forcat RENEA, të cilat kanë mbërritur në mal me helikopterin e policisë si dhe blutë e Shkodrës.Forcat e policisë po përdorin edhe qenin e gjurmës  në ndjekie të autorit.Policia thotë se terreni është mjat i vështirë, pasi autori është futur në një zonë të pyllëzuar dhe është i armatosur.Forcat e policisë  janë porositur të  bëjnë kujdes pasi autori mund të hapë zjarr mbi ta. Ndërkohë policia ka publikuar foton e autorit të vrasjes së dyfishtë, shtetasit Aleksandër (Esat)Dushaj.Pasi u përgjak nga një aksident rrugor dita e parë e vitit të ri, mëngjesin e 2 Janarit Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, një vrasje e dyfishtë në fshatin Drisht të Postribës.Dy vëllezër, Skender dhe Abdullah Shkami përkatësisht 50 dhe  61 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një bashkëfshatar i tyre, pas një konflikti që policia e specifikon për “motive të dobëta”.Mësohet se 2 vëllezërit kishin dalë për vizitat e Vitit të Ri, pasi njëri prej tyre pikërisht Skenderi ishte kthyer në atdhe nga Londra ku jetonte, për të kaluar ndërrimin e viteve.Rrugës për në shtëpi, në rrugën e Drishtit afër dyqaneve të fshatit,  rreth orës 11.30 minuta ata janë qëlluar në pritë me breshëri kallashnikovi nga shtetasi Aleksander (Esat) Dushaj 30 vjeç, duke i lënë të vdekur në vend.Menjëherë pas kryerjes së krimit ky i fundit është larguar për në mal, ndërsa forca të shumta policie dhe FNSH rrethuan zonën, duke nisur punën për kapjen e autorit.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të metejshme:
  • Gëzhojat model 56, kaliber 7.62 mm,
  • Një predhë,
  • Një fishek si dhe
  • Mbetje bilogjike (njolla gjaku).
"Sipas burimeve të marra nga ana e uniformave blu, shkaku i ngjarjes ka qenë për motive të dobëta, pasi autori ka kërkuar me këmbëngulje vajzën e viktimës Skënder Shkambi, gjë e cila nuk është pranuar nga viktima" thuhet në njoftimin e policisë ShkodërNjë helikopter patrullon zonën- Një helikopter ministrisë së Brendshme po patrullon nga ajri në zonën ku mendohet se është fshehur autori i vrasjes së dy vëllezërve për të ndihmuar në arrestimin e tij. Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se është lokalizuar autori.Deshmia- Në një prononcim për “Ora News” djali i xhaxhait të viktimave thotë se ata nuk kishin konflikt me asnjëri dhe njiheshin në të gjithë zonën për ndihmesën që u kishin dhënë bashkëfshatarve të tyre.Madje Shkami hedh poshtë edhe versionin e dhënë nga policia, se vellëzerit janë vrarë pasi nuk ishte pranuar një krushqi.Përveç vënies në ndjekje të autorit, policia ka ngritur disa postoblloqe në dalje të Postribës.[caption id="attachment_648409" align="alignnone" width="644"]esat dushaj ok Autori i dyshuar per vrasjen e vellezerve ne Shkoder, Esat Dushaj[/caption][caption id="attachment_648309" align="alignnone" width="640"]vrasja shkoder Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja e dy vellezerve[/caption][caption id="attachment_648308" align="alignnone" width="640"]vrasja Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja e dy vellezerve[/caption]vrasja shkoder_ vrasja_familja e shokuar[caption id="attachment_648472" align="alignnone" width="640"]shkoder vrasja1 Vijojne kerkimet tokesore dhe me helikopter per gjetjen e autorit[/caption][caption id="attachment_648471" align="alignnone" width="640"]shkoder vrasja2 Vijojne kerkimet tokesore dhe me helikopter per gjetjen e autorit[/caption][caption id="attachment_648403" align="alignnone" width="642"]helikoptrei shkoder Vijojne kerkimet tokesore dhe me helikopter per gjetjen e autorit[/caption][caption id="attachment_648402" align="alignnone" width="641"]helikopteri shkoderrr Vijojne kerkimet tokesore dhe me helikopter per gjetjen e autorit[/caption][caption id="attachment_648384" align="alignnone" width="638"]shkoder kerkohet me helikopter3 Vijojne kerkimet tokesore dhe me helikopter per gjetjen e autoreve[/caption][caption id="attachment_648385" align="alignnone" width="637"]shkoder kerkohet me helikopter2 Vijojne kerkimet tokesore dhe me helikopter per gjetjen e autoreve[/caption][caption id="attachment_648386" align="alignnone" width="641"]shkoder kerkohet me helikopter Vijojne kerkimet tokesore dhe me helikopter per gjetjen e autoreve[/caption]

Policia e Shkodres zbardh dinamiken e vrasjes se dy vellezerve ne Drisht

/Oranews.tv/