Aktivistët në Lesbos formojnë simbolin paqes me jelekë shpëtimi
Greqi - Ishulli i Lesbosit vijon të presë emigrantë që mbërrijnë çdo ditë, pavarësisht kushteve të papërshtatshme klimaterike dhe pranisë së shtuar të vëzhguesve evropianë që monitorojnë kufirin. Shumë refugjatë kanë zgjedhur rrugën detare nëpërmjet detit Egje për të mbërritur në Greqi, duke përdorur gomone ose varka prej druri. Një gomone me në bord burra, gra dhe fëmijë, mbërriti në brigjet veriore të ishullit grek Lesbos. Emigrantët aty morën menjëherë ndihmën e parë nga mjekët vullnetar, e më pas iu ofruan veshje dhe mbulesa për tu ngrohur.Pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë nga zonat e konfliktit, ku deri më tani 1 milion prej tyre kanë zgjedhur rrugën detare janë nga Siria.Por gjatë këtij rrugëtimi më shumë se 3770 refugjatë kanë humbur jetën në det. Për ti nderuar viktimat, grupe vullnetarësh dhe aktivistësh në Lesbos formuan simbolin e paqes duke përdorur 3000 jelekë shpëtimi.“Nëpërmjet këtij akti kërkojmë që të krijohet sa më shpejt një rrugë e sigurt për emigrantët", - u shpreh njëri prej aktivistëve.Sipas OKB-së një numër rekord prej 60 milion personash u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre, të detyruar nga konfliktet e armatosura nga Siria në Jug të Sudanit dhe Afganistan.
/Oranews.tv/