Morava, qyteza e minatorëve sot është braktisur bashkë me minierat
Në Moravë të Korçës, banorët thonë se qyteza është braktisur bashkë me minierat e qymyrgurit. Dikur një zonë e mbipopulluar nga minatorët, sot në rrugët e Moravës sheh të rinj të papunë dhe të moshuar që jetojnë falë pensionit pas viteve punë në nëntokë.Korçe- Vetëm 3 kilometra larg Korçës, ajo që dikur njihej si qyteza e minatorëve, Morava, vuan nga papunësia e lartë.Në zonë shumica e banorëve janë të mitur ose moshë e tretë, që siç thonë të ardhurat i sigurojnë falë pensionit të minatorit dhe emigrimit të të rinjve. Banorët nuk kanë tokë bujqësore në përdorim.Banorët: “Janë pa punë, nuk kanë as toka, asgjë nuk kanë. Çfarë punojnë ndonjë gjë privat. Tani nuk kanë punë ata” “Me pensione jetojnë, nuk ka këtu hiç. Ja, pyet kë të duash këtu ti. Ha pensionin e babait dhe të nënës. “Po të isha unë këtu’- më thoshte djali, - ‘unë do të kaloja me pensionin tënd. Ndryshe nuk kam punë unë. Unë 24 vite ndenja në minierë. Kam hyrë që 17 vjeç minator”, “Unë marr pensionin burrë e grua. Unë jam mirë nga gjendja. Por është gjynah për këta të rinjtë të hanë pensionin tim tani”“Kështu ka qenë tërë jetën kjo, këtu e 25 vjet. Hajde njëri në pushtet e hajde tjetri, njësoj mbeti kjo. Tani pres që të marr lekët unë që të hajë fëmija e fëmijës, ku do të jetojnë”.Qyteza e cila u popullua me gati 3 mijë banorë në vitet 1950 kur nisi te shfrytëzohej me kapacitet të lartë miniera e qymyrgurit, sot numëron rreth 1 mijë banorë. Banorët e saj janë kryesisht minatorë./Oranews.tv/