Gjermania merr drejtimin e OSBE, prioritet zgjidhja e konfliktit në Ukrainë

Gjermania ka marrë Presidencën e radhës së OSBE-së nga Serbia. Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier deklaroi se prioriteti kryesor i Gjermanisë do të jetë rindërtimi i besimit mes vendeve anëtare dhe përpjekja për një zgjidhje politike të konfliktit në Ukrainë."Gjermania po merr një rol të ri në kohë të trazuara. Kriza në Ukrainë është më seriozja që prej fundit të Luftës së Ftohtë dhe ne jemi gati për të marrë përgjegjësitë tona për zgjidhjen e saj”, tha Shtajnmajër.Ministri i Jashtëm gjerman tha se gjatë këtij viti OSBE do të organizojë disa aktivitete që synojnë rritjen e bashkëpunimit përballë sfidave të sigurisë. Ai tha se kërcënimet globale si terrorizmi dhe radikalizmi kërkojnë një reagim të përbashkët, ndërsa nënvizoi se Gjermania nga ana tjetër do të promovojë dhe garantojë respektimin e të drejtave të njeriut."Në këto këto kohë sfidash dhe ndryshimesh thelbësore duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë tolerancës dhe luftës ndaj diskriminimit mes vendeve anëtare," tha Shtajnmajër.Ministri i Jashtëm gjerman nënvizoi se gjermanët i detyrohet shumë Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian, e cila luajti një rol thelbësor në bashkimin e Gjermanisë.Megjithatë, diplomati gjerman gjatë marrjes së Presidencës së OSBE-së veçoi se kjo nuk ishte një detyrë e lehtë. Dialogu, rindërtimi i besimit dhe vendosja e sigurisë, mbeten detyrat tona kryesore, tha Shtajmajër.Prioritetet e Gjermanisë për Presidencën e OSBE-së do të jepen me të detajuara më 14 janar përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vjenë./Oranews.tv/