Sulmohet baza ajrore indiane në kufi me Pakistanin

Baza ajrore indiane në kufi me Pakistanin është sulmuar nga persona të armatosur në një atentat që është konsideruar si një përpjekje për të ndaluar rinisjen e dialogut mes dy shteteve fqinje.2 ushtarë indianë si edhe 4 prej sulmuesve kanë mbetur të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.Autoritetet indiane thanë se personat e armatosur të veshur si ushtarë mundën të hyjnë në bazën e Pathankotit në orët e para të mëngjesit dhe hapën menjëherë zjarr.Militantët përdorën një makinë policie për të kaluar sigurinë e lartë të bazës, një taktikë kjo që përdoret shpesh nga militantët e trajnuar nga pakistanezët.Baza që ndodhet 50 kilometra larg kufirit me Pakistanin, u rrethua nga forca të shumta policie. Sipas hetimeve të para ka dyshime se sulmi mund të jetë kryer nga ushtria e Mohammed, një grup militant me bazë në Pakistan që kërkon pavarësinë e Kashmirit, rajonit që është nën administrimin e qeverisë së Indisë.Një sulm i njëjtë ndodhi edhe në korrik të vitit të shkuar ku militantë të maskuar si ushtarë vranë 9 persona në një stacion policie në Punxhabi.Sulmi në bazën ajrore ndodh vetëm një javë pasi Kryeministri Indian Narendra Modi bëri një vizitë surprizë në Pakistan ku u takua me homologun pakistanez Navaz Sharif. Rinisja e dialogut mes dy shteteve ka qenë në fokus të bisedimeve dypalëshe./Oranews.tv/