Miss Universi në objektivin e Fadil Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2016, 10:40
Pas 10 ditësh nga fitimi i kurorës së Miss Universit 2015, Pia Urtzbaç po i kthen ëndrrat në realitet.Bukuroshja filipinase po shijon jetën e të qenit mbretëreshë e bukurisë. Aktualisht ajo ndodhet në Nju Jork, ku përveçse ka dhënë intervista të shumta, po bën edhe një set fotografik me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha.Pia është mjaft entuziaste sepse një nga të mirat e të qenit Miss Universi është që Berisha do t'i dhurojë asaj fotot e reja të denja për një mbretëreshë bukurie.Shqiptari është fotografi zyrtar i konkursit të bukurisë Miss Universi."Një shikim i shpejtë për setin tim të parë fotografik me Fadil Berishën si Miss Universi. Mezi sa po pres që ju ta shikoni atë. U kënaqa shumë duke punuar. U ndjeva me të vërtetë në formë dhe rehat duke bërë fotot", ishin fjalët e saj në rrjetet sociale.
/Oranews.tv/
/Oranews.tv/