Arabia ekzekuton 47 persona për terrorizëm mes tyre liderin e shiitëve al Nimr
Arabia Saudite ka ekzekutuar 47 persona, të dënuar për përfshirje në akte terroriste dhe nxitje të dhunës.Ministria e Brendshme saudite tha se në mesin e të ekzekutuarve është edhe Kleriku famëkeq shiit, Nimr al-Nimrits.Ai ka qenë figura qendrore e protestave shiite që kanë shpërthyer në vitin 2011 në lindje të Arabisë, si pjesë e Pranverës Arabe.Ministria e Brendshme ka thënë se ekzekutimet janë kryer në 12 zona të ndryshme të Mbretërisë. Mes 47 të ekzekutuarit,dy prej tyre ishin të huaj, një nga Çadi dhe një nga Egjipti.Ky ekzekutim pritet që të përkeqësojë edhe më shumë tensionet mes Iranit me popullsi shite dhe Arabisë Saudite me shumicë sunite.Drejtuesit iranianë paralajmëruan se nëse sheiku Nimr do të vritej, atëherë ata do ta paguanin shtrenjtë.Autoritetet saudite kanë ekzekutuar 157 veta vitin e kaluar, një shifër kjo në rritje krahasuar me 90 të ekzekutuarit në vitin 2014./Oranews.tv/