Flakët shkrumbojnë banesën në fshatin Zhejë, nisin hetimet

Një banesë është shkrumbuar plotësisht mëngjesin e së shtunes në fshatin Zhejë të Kurbinit.Zjarri është pikasur rreth orës 7:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht ne ato momente nuk ka patur persona brenda sajë.Ka qenë kryefamiljari Fran Tota i cili ka venë re flakët në njërën prej dhomave të banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit e Kurbinit.Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë që flaket të mos përhapen në banesat e tjera aty pranë.Nga hetimet e para është bërë e ditur se shkak i zjarrit është bërë një shkendije elektrike.shtepia kurbin/Oranews.tv/