Shuhet në moshën 65 vjeçare Natalie Cole

Këngëtarja e jazz-it, Natalie Cole e cila do të mbahet mend për duetin e famshëm me babain e saj, legjendën e muzikës pop, Nat King Cole, ka ndërruar jetën në moshën 65-vjeçare. Familjarët e saj, nëpërmjet një deklarate, thanë se Cole vdiq në një spital në Los Angeles, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.Fituese e çmimit "Grammy", Natalie për pesë dekada këndoi në rrymat muzikore R&B, soul, jazz dhe pop. Kënga e saj, "Unforgettable" është kthyer tashmë në një hit botëror. Për humbjen e artistes amerikane kanë qenë të shumta mesazhet ngushëlluese. Mes tyre, edhe këngëtari Tony Bennett, i cili në llogarinë e tij në Instagram shkruante: "Natalie ishte një këngëtre e jashtëzakonshme jazz-i dhe për mua është një nder i madh që kanë perfomuar bashkë me të." /Oranews.tv/