Emigrantët rrokullisin automjetin në metro, djegin dhe pemën e Krishtlindjeve
Emigrantët janë bërë pjesë e një veprimi të çmendur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Bruksel.Një grup të rinjsh rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes (31 dhjetor 2015) kanë shtyrë një makinë të vogël drejt shkallëve të stacionit të metrosë Clemenceau në Anderlech, duke e rrokullisur poshtë.Pamjet tregojnë qartë momentin e rrokullisjes së automjetit, që fatmirësisht nuk lëndoi njeri.Mediat raportojnë se menjëherë pas ngjarjes një nga të rinjtë u arrestua.Pavarësisht se nga incidenti nuk pati të plagosur, linjat 2 dhe 6 të metrosë u ndërprenë.Rreth orës 20:45 rifilloi trafiku në atë shtrirje, por stacioni i metrosë Clemenceau mbeti mbyllur pjesën tjetër të mbrëmjes.Në një episod tjetër, grupi i të rinjve pak më tej metrosë, në sheshin e Këshillit, ka djegur qëllimisht me fishekzjarre pemën e Krishtlindjeve.
