Viti i protestave, ikjeve, lotsjellësit dhe turbulencave politike

Fillimi i 2015 u karakterizua me protesta e ikje të mbi 100 mijë qytetarëve nga Kosova drejtë vendeve të perëndimit, me vazhdim të dialogu dhe me marrëveshjet e arritura gjatë këtij procesi që shënuan më pas atë që për katër muaj rresht u quajt si bllokim i Kuvendit.Fillimi i 2015 u karakterizua me protesta e ikje të mbi 100 mijë qytetarëve nga Kosova drejtë vendeve të perëndimit, me vazhdim të dialogu dhe me marrëveshjet e arritura gjatë këtij procesi që shënuan më pas atë që për katër muaj rresht u quajt sibllokim i Kuvendit.Ky bllokim u shoqërua me hedhje të vezëve, ujit dhe gazit lotsjellës nga ana e tri subjekteve opozitare në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën për të kundërshtuar një nga pesë marrëveshjet e arritura më 25-26 gusht, atë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjet e arritur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin e kufirit.Provokim dhe fyerje u qujt edhe deklarata e Aleksandër Jabllanoviç, i cili më 7 janar, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse i quajti nënat gjakovare “ Egërsira”.Kjo deklaratë nxiti protesta të mëdha, jo vetëm në Gjakovë por edhe në Prishtinë nga ana e subjekteve opozitare, bilanci i të cilave ishte qindra të lënduar dhe dhjetra të arrestuar. Megjithatë, të nesërmën u kritikua lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u pa në një takim me kryeministrin Isa Mustafa.U desh të ndodhin këto protesta dhe presioni qytetarë që kryeministri Isa Mustafa më 3 shkurt në një konferencë për media të deklaronte se Jabllanoviq nuk ishte më pjesë e kabinetit të tij qeveritarë.Në muajin janar, Qeveria pasi kishte vendosur që Trepçën ta bënte si ndërmarrje që menaxhohet nga ana e qeverisjes komunale, nga trysnia e opozitës dhe shoqërisë bëri që më 19 janar të ndryshonte këtë projektligj duke vendosur që Trepça, si ndërmarrje e veçantë të futet në procesin e riorgnaizimit duke parandaluar kështu falimentimin e saj dhe rikthimin nën menaxhim nga shteti, pas një periudhe 2 apo 3 vjeçare.12 shkurti i 2015 ishte dita kur kryeministri Isa Mustafa do të raportonte para deputetëve për raundin e parë të bisedimeve për këtë vit. Ai theksoi para deputetëve se pas këtij procesi të zhvilluar më 9-10 shkurt, ka shprehur atë që Kosova është e interesuar të finalizojnë çështjet e Kodit Telefonik për Kosovën, të zbatojnë aspekte të tjera të Marrëveshjes për Telekomin, kurse çështja e Energjisë, sipas tij, ka pasur përparime dhe do të vazhdohet të debatohet në vijim, në mënyrë që të arrihej marrëveshje edhe për këtë çështje.Mirëpo, raundi i ri i bisedimeve kësaj radhe në nivel teknik do të zhvillohej disa muaj më vonë dhe atë më 15 qershor, ku dy delegacionet në nivel ekspertesh do të diskutonin dhe kishin shanin e fundit të finalizonin marrëveshjet për telekomunikacion, energjetikë, bisedimet për Asociacionin serb të komunave, në mënyrë që më 23 qershor, në nivelin kryeministror Aleksandër Vuçiç dhe Isa Mustafa me nënshkrimet e veta të vulosin bisedimet përfundimtare.Pak kush do të besonte se pikërisht njëra nga marrëveshjet që do të arriheshin pas dy muajve do të prodhonin atë që njihet si kriza e dytë më e rëndë politike në vend që nga paslufta dhe pavarësimi i vendit.Mirëpo, paraprakisht skena politike kosovare do të përballej edhe me një goditje tjetër. Ndonëse vera po fillonte me një freski të jashtëzakonshme, një gjendje e ngjashme nuk ishte edhe në skenën politike.Deputetët më 26 qershor i thanë jo krijimit të Gjykatës Speciale, përkatësisht amendamentit numër 24 të Kushtetutës së Kosovës.Amendamenti kushtetues atë kohë nuk mori dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pra, mbi 80 vota, sa ishin të nevojshme për kalimin e tij.Aty u dëgjuan edhe përplasje të mëdha mes të opozitës e pozitës. Nuk u mendua se do të kishte zëra brenda subjektit të zëvendëskryeministrit Thaçi, të cilët do të vendosnin që herën e parë të mos dëgjonin lidershipin e partisë, duke votuar kundër këtij projektligji.Në rezultatin e votimit për votuan 75 deputetë, 7 ishin kundër dhe dy abstenuan.13 deputetët e PDK-së me mos votën e tyre ndikuan që të dështoi në këtë raund ky projektligj.Mirëpo trysnia nga brenda e nga faktori ndërkombëtar, vizitat nga zyrtarë të lart të shtetit amerikan për të themeluar Specialen, bënë që pas një debati të gjatë 8 orësh në mes të pozitës dhe opozitës në orët e vona të 3 gushtit, me 82 vota për, pesë kundër e një abstenim, Kuvendi i Kosovës tëmiratonte amendamentin numër 24 që është nisja ligjor për themelimin e Gjykatës Speciale.Në këtë seancë në fillim u refuzua mocioni procedural për rezolutën e kërkuar nga opozita që të dënonte gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë.Vendimtar sërish por kësaj radhe për kalimin e amendamentit 24 ishin deputetët e PDK-së, që në seancën e 26 qershorit ishin kundër, abstenuan ose nuk ishin në votim.Nga atëherë vetëm Flora Brovina, Nait Hasani, Fadil Demaku, Ganimete Musliu e Raif Qela, mbajtën qëndrimin kundër, derisa Rafet Rama, abstenoi.Nga ana tjetër, Blerta Deliu Kodra, Bekim Haxhiu, Nezir Çoçaj, Xhevahire Izmaku e Fadil Beka, ishin ata e që e ndërruan mendjen e votuan pro gjykatës, e cila pritet t’i gjykojë krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Pasi kaloi Gjykata Speciale në Kuvend, gushti kishte ardhur me një nxehtësi “më ndryshe” se viteve tjera.25-26 gushti do të shënonte nënshkrimin e marrëveshjeve për atë që opozita kishte vendosur tashmë ta kundërshtonte, marrëveshjen në mes Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiç për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe në anën tjetër marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi në Vjenë për vijën kufitare me Malin e Zi.As vjeshta nuk filloi e qetë, pasi më 22 shtator opozita gjuajti me vezë kryeministrin Isa Mustafa, i cili kishte dalë para deputetëve për të raportuar lidhur me marrëveshjet e arritura gjatë gushtit në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.Më pas seanca tjetër u mbajt më 8 tetor, ku Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës, u përdorën pipëzat të cilat edhe bënë ndërprerjen e seancës për ta caktuar më pas më 15 tetor.Pas dy ditëve, policia shoqëron për në stacion, deputetin Albin Kurti, ky hap mobilizoi aktivistët e Vetëvendosjes për një protestë para stacionit të policisë, ku pati të arrestuar dhe dëme materiale.Me skenarë të njëjtë sërish u paraqit opozita duke hedhur gazin lotsjellës, por kësaj radhe përsipër këtë detyrë e kishin marrë deputeti Faton Topalli dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi.Ndërsa, më 23 tetor mbahet një seancë natën pa opozitën, në byfen e Kuvendit në të cilën nuk u lejuan të marrin pjesë një numër i madh i mediave.Më 29 tetor mbahet një seancë solemne, ku flet presidenti austriak Heinz Fischer, kurse, opozita shpalosi disa banera, por nuk pengoi seancën.Më 27 tetor, Kosova arriti të nënshkruante Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, marrëveshje kjo e para kontraktuale në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, 2 nëntori ishte caktuar nga ana e kryesisë së Kuvendit për të mbajtur një seancë tjetër në të cilën u ratifikua Marrëveshja e Stabilizim Asocimiit, meqë rast opozita mori pjesë vetëm me fjalimet hyrëse e jo më gjatë duke mos penguar mbajtjen e saj.17 nëntori është një ditë tjetër e caktuar për të mbajtur seancë, në të cilën pikë e rendit të ditës ishte miratimi i buxhetit për vitin 2016, mirëpo kjo seancë si disa të tjera para saj u mbajt në sallën alternative të Kuvendit.Aty u miratua buxheti në mungesë të opozitës, të cilët më parë kishin hedhur gazin lotsjellës jo vetëm në sallën e seancave por edhenë disa pjesë tjera tëbrenda Kuvendit.Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kërkuar nga institucionet përkatëse që të marrin masa dhe të përgjigjen para ligjit ata të cilët i bëjnë këto veprime.Më 17 nëntor pati një tentim nga Policia e Kosovës për ta arrestuar Albin Kurtin, i cili tanimë kishte një urdhërarrest.Ky tentim u shoqërua edhe me protestat e opozitës, të cilat vazhduan edhe të nesërmen.Kurse, më 28 nëntor, opozita organizoi një manifestim në Prishtinë, ku pas përfundimit Njësia elite e Policisë së Kosovës, arrestoi Albin Kurtin dhe mbi 90 aktivistë të Vetëvendosjes.E më 30 nëntor pas hedhjes së gazit lotsjellës, opozita përjashtohet me vendim të kryesisë.Kurse, më 2 dhjetor, sekretari amerikan i shtetit John Kerry erdhi në Prishtinë me porosi të qarta për udhëheqësit e vendit.Ai siguroi qytetarët e Kosovës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mbështesin asnjë marrëveshje e cila do ta cenonte pavarësinë dhe sovranitetin Kosovës.Opozitarët me hedhje të gazit vazhduan edhe në seancën e 14 dhjetorit, kur në lexim të dytë ishte buxheti, madje gaz u hodh edhe në sallën alternative, pasi deputetet Time Kadrijaj, Shqipe Bytyqi, Besa Baftiu që nuk ishin suspenduar shkuan në sallën alternative dhe hodhën gaz lotsjellës.Ndërsa, më 17 dhjetor, presidentja Atifete Jahjaga raportoi para deputetëve për herë të fundit në mandatin e saj 5 vjeçar, ku opozita nuk mori pjesë, por nuk e pengoi seancën.Pas seancës ku raportoi Jahjaga, u mbajt edhe vazhdimi i seancës se 14 dhjetorit, me ç’rast edhe Kuvendi mbylli punimet për sesionin vjeshtor dhe atë jo në sallën e seancave plenare por në sallën e improvizuar./KosovaPress/