2016 e gjen në shtëpi, lirohet nga burgu Ballist Morina

Pas më shumë se 2 muaj në qelitë e burgut, Ismail Morina, i njohur si Ballisti dhe autori i dronit në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd ka fituar lirinë.Gjykata e Lartë në seancën e sotme gjyqësore ndaj Morinës, ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në  “arrest shtëpie”.Ballist Morina u arrestua me 7 tetor 2015, një ditë para ndeshjes së kthimit me Serbinë që u luajt në “Elbasan Arena”.Gjatë arrestimit atij iu gjet në xhep një pistolete Zastava model serb dhe në makinë një pistolete TT. Morina deklaroi në polici se armet i mbante për vetëmbrojte.