Panairi i fundvitit në zonën e Shpatit në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2015, 13:34
Në zonën turistike të Gjinarit, është mbajtur, panairi tradicional i fundvitit me prodhime artizanale, pije të ndryshme apo gatime tradicionale.Në panair, interes të veçantë pati për kostumet popullore të punuara me mjeshtëri nga gratë e zonës.Promovimi i këtyre produkteve tradicionale pritet të gjenerojë më shumë të ardhura për Gjinarin turistik.Zona e Shpatit, një nga zonat më tërheqëse dhe është e njohur edhe për punimet me tezgjah apo qëndistarinë.
/Oranews.tv/