Shpërthim në aeroportin e Stambollit, një person humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2015, 10:09
Një person ka humbur jetën ndërkohë një tjetër është plagosur si pasojë e një shpërthim të ndodhur në aeropotin e Stambollit, "Sabiha Gökçen".Autoritetet kanë bërë me dije se ende nuk dihet se çfarë mund t'a ketë shkaktuar një incident të tillë, por kanë komunikuar se viktimë e këtij shpërthimi ishte një pastruese 30-vjecare e quajtur Zehra Yamac. Ajo humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë.Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta të shpërthimit.Pavarësisht shpërthimit, zyrtarë të aeroportit njoftuan se fluturimet do të vazhdonin normalisht.
/Oranews.tv/