I riu gjendet i gjallë pas 67 orësh i bllokuar në rrënojat e ndërtesave
Një person i cili kishte mbetur i bllokuar për 67 orë në rrënojat e ndëtesave që u mbuluan nga rrëshqitjet e dheut në Shenzhen të Kinës, është gjetur i gjallë nga ekipet e shpëtimit.Autoritetet thanë se ai ishte dehidratuar dhe ndodhej në një gjëndje mjaft të rëndë.Për të mundësuar nxjerrjen e tij të sigurt nga rrënojat u deshën të paktën dy orë.Mjekët u shprehën se personi kishte dëmtime të lehta në njërën këmbë, por ndodhej jashtë rrezikut për jetën.Mediat vendase raportuan se bëhej fjalë për 19-vjeçarin, Tian Zeming. Ai ishte një punëtor i thjeshtë që vinte nga Kina jug-perëndimore.Rrëshqitjet e dheut në qytetin Shenzen të Kinës ndodhën pasi një strukturë e madhe prej masivi gurësh dhe balte u shemb, duke mbuluar dhjetëra godina.Autoritetet vijojnë të kërkojnë për të mbijetuar, teksa më shumë se 70 persona rezultojnë të humbur.Në vendin e ngjarjes ndodhen afro 1.500 trupa që bëjnë pjesë në ekipet e kërkim-shpëtimit