Prezencë akulli në aksin Peshkopi-Kukës, dalin nga rruga 5 automjete

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident masiv në aksin rrugor Peshkopi-Kukës.Për shkak të prezencës së lartë të akullit në rrugë si rezultat i temperaturave të ulëta, kanë dalë nga rruga 5 automjete.Të lënduarit nga aksidenti janë transportuar në spitalin rajonal të Peshkopisë për marrjen e ndihmës mjekësore.