6 muaj pa paga, naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit: Shteti të ndërhyjë
Qindra punonjës të Rafinerisë së Ballshit janë mbledhur në shenjë proteste ndaj mosmarrjes së pagave prej muajsh. Naftëtarët kërkuan ndërhyrje nga shteti për zgjidhjen e çështjes.Rreth 700 naftëtarë të Rafinerisë së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh kanë protestuar ndaj mosmarrjes së pagave prej 6 muajsh.Punëtorët thanë se do përshkallëzojnë protestat, në rast se nuk zgjidhet çështja.Punonjëse: “5 muaj pa rrogë , do operoj burrin në janar. Me çfarë lekësh, kujt do i drejtohem? Kujt shteti t’i drejtohem që nuk po vë një uzinë në punë? U bënë 9 muaj pa ndërprerë që unë punoj te botet.”Punonjëse: “Kemi hyrë në bisedime me Zv.Ministrin , kemi hyrë në bisedime me ministrin. Pse nuk e merr mundimin Z.Ministër të vijë këtu me ndërgjegjen më të pastër , ne s’jemi injorantë, jemi të gjithë me arsimim.Të vijë dhe të thotë, gjendja e uzinës është kjo.”Punonjës: “Si punonjës dhe si inxhinjer e them edhe njëherë ta dëgjojnë ata që duhet ta degjojnë se uzina e Ballshit është në gjendje të mirë teknike, produktet e saj janë konkuruese edhe sipas standartit europian. Kapacitet njerëzore janë të aftë për ta menxharuar, njëkohësisht edhe bilanci është pozitiv dhe jo ashtu siç paraqitet.Ju bëj thirrje qeveritarëve që kanë të drejtën ligjore dhe morale dhe kanë detyrimin minimalisht të japin një pagë para Vitit të Ri.”Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë kërkuar ndërhyrje nga shteti.Për shkak të ngërçit të krijuar me mospagesat e punëtorëve, puna në Kombinatin e Përpunimit të thellë të naftës është paralizuar prej muajsh./Oranews.tv/