Manjani: Drafti i Komisionit të Venecias duhet të jetë bibla për reformën në drejtësi
Për Ministrin e Drejtësisë, drafti i Komisionit të Venecias për reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare, duhet parë si një bibël nga aktorët kryesorë të kësaj reforme.Manjani: Atë që thotë Komisioni i Venecias, atë që ata konkludojnë është diçka pozitive,është diçka që ne duhet ta marrim si një bibël për ta implementuar dhe për të gjetur zgjidhjet e nevojshme.Gjatë intervistës, në studion e lajmeve në Ora News, Ministri Ylli Manjani e quan absurd faktin se të gjithë e duan reformimin e sistemit të drejtësisë, por ende nuk po arrihet konsensusi i përbashkët për të konkluduar njëzëri këtë kapitull.Manjani:Të gjithë pa përjashtim, të gjithë, sa kam kontaktuar unë dhe sa kam dëgjuar në këtë histori nuk është kundër reformës në drejtësi, të gjithë e duan reformën në drejtësi. Ajo që nuk po kuptojmë është kjo gjë.Si ka mundësi që të gjithë e duam reformën në drejtësi dhe nuk po gjejmë një gjuhë të përbashkët që të ulemi sëbashku dhe të ndërtojmë diçka harmonike.Dhe nëse në përfundim nuk do të arrihet të krijohet shkëputja e gjyqësorit nga politika, sipas Ministrit nuk kemi bërë asgjë.Manjani:Nëse ne nuk arrijmë të ndërtojmë një sistem gjyqësor, një sistem gjykatash dhe prokurorish që të dalë mbi pushtetin politik dhe tu shërbejë njerëzve të zakonshëm thjesht, shpejt dhe në kohë rekord, ne nuk kemi bërë asgjë.Duke analizuar punën e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2015, Manjani foli me nota pozitive, ndërsa u shpreh për domosdoshmërinë e reformimit të hetimit penal.Manjani: E kam vlerësuar vitin 2015 si një vit të suksesshëm për prokurorinë, është viti ku janë arrestuar dhe proçeduar penalisht më shumë deputetë sesa asnjëherë tjetër, është viti ku janë proçeduar dhe arrestuar gjyqtarë dhe prokurorë më shumë sesa asnjëherë tjetër, është viti ku kanë filluar çështje penale dhe kanë qenë disa të suksesshme dhe disa jo për fat të keq, më shumë zyrtarë publik sesa asnjëherë tjetër. Por ka shumë vështirësi tek hetimi penal që është reforma themelore e mendoj unë, e drejtësisë penale në këtë vend.Ne duhet ta reformojmë hetimin penal sepse skemat e deri sotme na kanë rezultuar problematike.Numri një i drejtësisë zbuloi edhe një plan të institucionit që drejton, i cili lidhet me integrimin në sistemin e drejtësisë të personave që shkollohen jashtë Shqipërisë.Intervista e plotë:
/Oranews.tv/