Operatorët kërcënojnë: Nga 1 janari s’ka shërbim urban. Bashkia: Po kërkojmë zgjidhje
Shoqëritë e transportit qytetas kanë paralajmëruar bashkinë e Tiranës se nga 1 janari do të ndërpresin shërbimin në rast se nuk plotësohen kërkesat. Për 7 vite me radhë këta operatorë kërkojnë rritje të çmimit të biletës nga 30 deri në 70 lekë me argumentin se çmimi i lartë i karburantit dhe mungesa e subvencioneve po i çon drejt falimentit. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave.Nga 1 janari, Shoqata e Transportit qytetas në Tiranë kërcënon se do të ndërpreseë shërbimet ndaj qytetarëve në rast se Bashkia nuk plotëson kërkesat e tyre.Përveç subvecionimeve për kategoritë që përfitojnë lehtësi në transport, operatorët kërkojnë rritje të çmimit të biletës nga 30 në 70 lekë.Dita e parë e vitit do të nise me paralizimin e shërbimit urban në kryeqytet.“Ne jetojmë në këtë vend, kryetari i Bashkisë tha dje se nuk jam as kryetari i Prishtinës dhe as Shkupit.Shkupi dhe Prishtina transportin e kanë shtetëror, ndërsa ne e kemi 100% privat. I njëjti nivel është atje, i njëjti këtu.Ne sot nuk u morëm vesh. Me datën 1 janar nuk ecim do të mbyllim. Nuk do të ketë transport poblik.Nuk vazhdojmë dot. Do të dorëzohemi, le ti marrë banka mjetet”.“Jemi dakord me të gjitha, edhe biletën elektronike jemi gati ti futim hap pas hapi në një kohë sa më të përshtatshme. Problemi ynë kryesor është çmimi, sot vetëm çmimi nuk u diskutua nga kryetari i Bashkisë. Ne sot kemi arritur ku nuk nban më, nuk mund të rezistojmë. Nëse është keqkuptuar në konferencën për shtyp për greva, nuk bëhet fjalë për greva, nuk kemi mundësi të vazhdojmë më se jemi në borxhe. Nuk kemi fuqi ekonomike për të vazhduar më tutje”.“Ne jemi firma private, jemi 7 kompani që po mbajmë 70% të transportit të gjithë Tiranës në kushte jashtëzakonisht të vështira. 40% e njeërzve që transportojmë çdo ditë nga ora 05:00-23:00 i kemi falas që janë invalidët, ose me bileta të reduktuara.Ju e dini që aboneja e studentit është 600 lekë, çmimi më i ulët në botë.Ne jemi privat, po të kishte fuqi Bashkia ti bënte vetë këto, të blinte autobusë. Kemi heddhur nga 2-3 milion euro, kemi autobusët me moshën mesatare më të ulët në Europë.Kemi 1500 punëtorë që jetojnë me këtë punë, kemi 4-5 muaj që nuk u japim pagat shoferëve, pale pastaj fatorinove. Rrezikojmë që të dalim. Kemi marrë kredira në sasira të mëdha, ka kaluar një 5 vjeçar dhe nuk kemi mundur ti shlyejmë dhe me ndërhyrjen e BSH kemi bërë ristrukturim kredie.Nuk bëhet fjalë për fitime.Bashkia duhet të kuptojë diçka që ne po rrënojmë aktivitetin tonë, po se mbajtëm do ti marrë banka.Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj shërbimi”.“Punojmë një vit pa çmim bilete. Nuk mund të ketë negociata fikse, por në rast se do të kërkohet rinovim i plotë i flotave, biletave elektronike do të ketë patjetër një çmim të ri”.Po kërkojmë zgjidhje alternative, çmimi i biletës nuk rritet
Pas një takimi mes drejtuesve të shoqërisë së transportit dhe bashkisë së Tiranës nënkryetari Arbjan Mazniku tha se nuk mund të flitet për rritje çmimi në 70 lekë madje as negociata për çmim 50 lekë.Arbjan Mazniku: "Nuk kemi të bëjmë me kërcënim sesa me vështirësinë që ata kanë për të përballuar koston. Duhet të shohim për mënyrat si të gjejmë zgjidhje. Rritja e çmimit të biletës nuk është pjesë e jona. Po diskutojmë paralelisht me ta dhe e bankat apo kompanitë e naftës, ku ata kanë kosto dhe llogari të prapambetura për gjetjen e mënyrës së zgjatjes së shërbimit”.Po alternativa e rritjes së çmimit me 50 lekë bileta apo diskutohet?Arbjan Mazniku : "Në këto moment nuk po diskutojmë rritjen e çmimit të biletës, por të shërbimeve alternative. Ne do vijojmë negociatat në vijim. Jemi besim plotë që do të gjejmë një zgjidhje që të mos na çojë në atë pikë, që do ndërpresin shërbimin".Bashkia synon të zgjidhe këtë konflikt të mbartur që nga 2008 mes operarorëve privat të trasportit me këtë institucion duke pilotuar vitin e ardhshëm biletimin elektronik.Ky projekt do ti jap mundësi Bashkisë të shoh fluksin e lëvizjeve, deklarimin e punonjësve për t'i subvencionuar në bazë të performacës.