Telefonata zbulon laboratorin e heroinës në Leçe, arrestohen dy shqiptarë
Policia italiane e qytetit të Lecces ka zbuluar në qytezën Fregole të kësaj province një laborator klandestin të përpunimit të heroinës nën zotërimin e dy nënshtetasve shqiptarë. Nën pranga kanë përfunduar Ervin Gerbaj 34 vjeç e Lefter Shahi 50 vjeç.Kjo rafineri e heroinës gjëndej në një vilë të izoluar në zonën Lido Smeraldo të Frigole e zbulimi i saj u bë falë një qytetari vendas, i cili sinjalizoi policinë mbi praninë e dy personave të huaj me lëvizje të dyshimta në këtë territor.Në momentin e arrestimit policia italiane ka sekuestruar 1.6 kg heroinë, ndërsa dy shqiptarët ishin në aktivitet të plotë pune për përgtitjen e heroinës.Veshur me maska mbrojtëse nga pluhuri e nën zhurmën e instrumentave e punës, dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë.Sipas policisë italiane heroina mbërrinte në laborator në gjëndje plastike e presuar në mënyrë artizanale.Bashkë me drogën policia italiane ka sekuestruar 895 euro, një pistoletë gjysmë automatike e materiale për përpunimin e drogës.[caption id="attachment_642614" align="alignnone" width="268"]
Lefter Shahi[/caption] [caption id="attachment_642615" align="alignnone" width="300"]
Ervin Gerbaj[/caption][caption id="attachment_642613" align="alignnone" width="640"]
Droga, eurot dhe sendet e tjera të sekuestruara[/caption] [caption id="attachment_642616" align="alignnone" width="560"]
Droga, eurot dhe sendet e tjera të sekuestruara[/caption]