Sot vendimi për pensionistët, gati llogaritjet për 3 mijë dhe 2 mijë lekë shpërblim
Brenda muajit dhjetor rreth 600 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të tërheqin shpërblimet për festat e fundvitit. Qeveria miraton sot vendimin për ndarjen e shpërblimeve, ku në fuqi mbetet skema e vitit të kaluar.Grupi i punës në Ministrinë e Financave ka llogaritur fondet për përfitim shpërblimi në masën 3 mijë lekë për pensionistët kryefamiljarë dhe 2 mijë lekë për pensionistët e tjerë.Fondi i kontigjencës do të përdoret nga qeveria për shpërblimin e pensionistëve.Sipas ndarjes, 88 familje pensionistësh do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim ku 3 mijë lekë përfiton kryefamiljari dhe 2 mijë lekë bashkëshortja e tij.Edhe në rastet kur kryefamiljari jeton i vetëm masa e shpërblimit do të jetë 3 mijë lekë.Kjo kategori merr edhe 640 lekë kompensim për energjinë elektrike e cila u shpërndahet prej vitesh.Në skemë janë përcaktuar që ish-të përndjekurit mbi 65 vjeç dhe veteranët e luftës të shpërblehen për festat e funvitit me 5 mijë lekë shpërblim.Një tjetër kategori përfituese do të jenë dhe personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike.Masa e shpërblimit për këtë kategori do të jetë 3 mijë lekë.Shpërndarja e shpërblimeve do të kryehet nëpërmjet sporteleve të postës ku dhe tërhiqet pensioni.Shpërblimet për administratën do të jenë në bazë të performancës së punës.Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e policëve, por ende nuk dihet nëse do të shpërblime për mësuesit dhe mjekët.Në skemën e vjetshme qeveria përfshiu në shpërblime krahas policëve shembullorë edhe arsimtarët e 10 shkollave më të mira.E njëjta skemë u zbatua dhe për shërbimin shëndetësor, duke iu shpërndarë 400 mijë lekë shpërblim për individ për 3 shërbimet më të mira shëndetësore.