Protestuesi i 8 dhjetorit arrestohet në port, akuzohet për veprime të dhunshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2015, 10:59
Arrestohet në Durrës një 74-vjeçar nga Lezha për veprime të dhunshme në protestën e Partisë Demokratike të 8 dhjetorit.Ndue Fugaj u kap nga Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, ndërsa do të udhëtonte për në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari.Sipas policisë ku shtetas ishte në kërkim, “pasi më datë 08.12.2015 është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës ndaj Institucioneve Shtetërore në Tiranë”.Fugaj u transferua në Komisariatin Nr.1 Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme".