Rama 60 min tek Meta pas rekomandimeve të Venecias, shtyhet festa PS-LSI

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e kanë thyer traditën e takimeve së të mërkurës, duke biseduar për afro 60 minuta në zyrën e kryeparlamentarit.Mendohet se në qendër të bisedës së tyre të ketë qenë reforma në drejtësi, e cila është kritkuar nga LSI përmes Ministrit Manjani, ndërsa ndryshime të thella të saj janë kërkuar nga Komisioni i Venecias.Ndërkohë, PS dhe LSI nuk do të festojnë bashkë këtë fundvit sikurse ishte parashikuar në 26 dhjetor, por do të shtyhet në 14 janar.Dy aleatët në qeverisje  Edi Rama dhe Ilir Meta, nuk e kanë thyer traditën e takimeve të përjavshme, edhe pse Parlamenti dhe deputetët kanë nisur pushimet e festave të fundvitit.Kryeministri Edi Rama, i sapokthyer nga Izraeli, ishte në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta për gati 60 minuta.Ndërsa koalicioni ka përmbyllur me dakordësi ligje të rëndësishme, si buxheti apo marrëveshja e dekriminalizimit, çështja që mbetet për diskutim mes palëve, e natyrisht mes bisedave kokë më kokë të dy aleatëve, është reforma në drejtësi.Vërejtjet e ardhura nga Komisioni i Venecias, që rekomandon ndryshime të thella në draftin e ekspertëve të maxhorancës, por edhe vërejtjet e LSI që përcillen nga Ministri  Drejtësisë, Ylli Manjani, mendohet të kenë zënë vend në takimin që përfundoi rreth orës 11:00.As Rama as Meta, nuk u prononcua për mediat.Nëse i qëndrojmë kritikave për refomën e drejtësisë, duket se humoret brenda shumicës nuk janë në ditë të mira.Edhe festa e përbashkët e fundvitit e aleatëve është shtyrë sërish për tu mbajtur në 14 janar dhe jo në 26 dhjetor sikurse ishte përcaktuar më herët.Në njoftimin që i është dërguar deputetëve, thuhet se darka të bëhet pas Vitit të Ri dhe të jetë një feste fillimviti.Mësohet se shtyrja ka ardhur për shkak të axhendës së Kryeministrit, por edhe pushimeve që kanë marrë deputetët, një pjesë e të cilëve gjatë asaj periudhe do të jenë jashtë vendit