Rrëmbyen shpërndarësin e drogës, gjykata angleze dënon dy shqiptarët
Gjykata angleze ka dhënë dënimin për dy të rinj shqiptarë për akuzën e rrëmbimit të një bashkombasi të tyre në prill të këtij viti.Gjykata ka dhënë dënimin për Ilir Hasën 24 vjeç me banim në Denmark Villas dhe Sajmir Nezën 24 vjeç pa një vendbanim të caktuar.Këta shtetas akuzohen poër rrëmbimin e 20 vjeçarit, Ardi Murataj, shpërndarës droge.Dy të rinjtë pasditen e 12 prillit 2015 rrëmbyen Muratajn dhe e futën me forcë në automjetin “Astra Vauxhall” me numrin e regjistrimit HN05 FPY në Brighton menjëherë sapo doli nga një taksi në rrugë.Në prill policia u vu në kërkim pas disa pamjeve që tregonin rrëmbimin e të riut.Makina që u përdor për rrëmbimin e tij u gjet katër ditë më vonë nga pangmarrja, në Benett Avenue, Hove. Ndërkohë 20 vjeçari i rrëmbyer u gjet në spital i plagosur.Ndërkohë një person i tretë, Gazmend Mula, 29 vjeç u deklarua fajtor për bashkëpunimin në pengmarrjen e të riut.Ndërkohë Ardi Murataj, i cili ishte i njohur edhe me emrin Tony Kurt, u vetëdeklarua fajtor për posedim të kokainës me qëllim trafikun dhe furnizimin e rrjetit.Një tjetër i ri, 19 vjeçari Redon Sadria, u deklarua fajtor për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, por vendimi për të nuk ëhstë dhënë ende.[caption id="attachment_642609" align="alignnone" width="411"]
Ne foto: Ardi Murataj, personi me mjeker dhe syze[/caption]