Skaneri zbulon në port 69 kg kanabis, ishte fshehur mes peleteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2015, 12:42
Skaneri zbulon 69 kg kanabis sativa në portin e Durrësit. Droga e fshehur në kamionin ishte fshehur në brendësi të ngarkesës me lëndë djegëse drusore(PELET).Policia arrestoi drejtuesin dhe pronarin e makinës Klajdi Toçi 26 vjeç, banues në Elbasan.Droga u zbulua mbrëmjen e 23 dhjetorit 2015, gjatë kontrollit të makinës. Droga ishte vendosur në 64 pako rreth 1 kilogramësheMaterialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale"Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.



/Oranews.tv/