Tragjedia e radhës në Egje, mbyten 11 emigrantë, mes tyre 3 fëmijë
11 klandesinë, mes të cilëve 3 fëmijë kanë humbur jetën në tentativë për të arritur brigjet greke, duke shënuar tragjedinë e radhës në detin Egje.Forcat detare turke arritën të shpëtonin 7 persona, ndërsa kërkimet vijojnë në zonën ku varka u fundos në brigjet e Kusadasit, në perëndim të Turqisë.Ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i refugjatëve që ndodheshin në bordin e anijes, teksa 500 mijë sirianë kanë kaluar nëpërmjet Turqisë me synim perëndimin e Europës që prej nisjes së luftës civile në Siri 4 vite më parë.Pavarësisht të ftohtit dhe dallgëve të larta të detit, eksodi nuk ka ndaluar, megjithëse ka pasur një rënie të fluksit të emigrantëve.Në muajin nëntor Turqia nënshkroi një marrëveshje me Kombet e Bashkuara ku pranonte që të përballej me fluksin e emigrantëve në këmbim të 3 miliard eurove që do të shkonin për të ndihmuar nga ana mjekësore 2.2 milion refugjatët që aktualisht ndodhen në territorin turk.Por frenimi i fluksit nga Turqia do të shpërblehet me facilitete në proçesin e liberalizimit të vizave për turqit dhe të integrimit të vendit mysliman në Bashkimin Europian.