Protesta në Turqi kundër shtetrrethimit në juglindje
Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues të mbledhur kundër operacioneve të forcave të sigurisë dhe shtetrrethimit në juglindje të vendit.Teksa Presidenti i Turqisë është zotuar se do të çrrënjosë ektremizmin dhe miliatantët e tij, forcat e sigurisë nisën një ofensivë të re në rajonin me shumicë kurde javën e kaluar, me tanke dhe mijëra trupa. Sipas ushtrisë, 127 miliatantë janë vrarë gjatë një javë luftime.Pjesa më e madhe e luftimeve u zhvilluan në Cizre dhe Silopi, qytete në afërsi të kufirit mes Sirisë dhe Irakut. Gjithashtu luftime pati edhe në Nusaibin dhe Dargecit në kufi me provincën Mardin dhe në lagjen historike Sur të qarkut të Dijarbarkirit.Operacionet e fundit në të cilat janë angazhuar mbi 10 mijë trupa, kanë qenë më të mëdhatë që nga fundi i armëpushimit mes qeverisë turke dhe militantëve të partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në korrik të këtij viti.Edhe pse tradicionalisht të rrënjosur në provinca, vitet e fudnit PKK është fokusuar në qytete në juglindje të vendit.Partia e punëtorëve të kurdistanit nisi kryengritjen e saj në vitin 1984 dhe më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë në konflikte. Bisedimet e paqes mes liderit të saj të burgosur Abdullah Oçalan dhe qeverisë turke ndaluan një fillim të këtij viti. PKK është përcaktuar grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
/Oranews.tv/