Bredhi me materiale te riciklueshme në Elbasan

Një bredh i përbërë krejtësisht nga materiale të riciklueshme është vendosur në një nga sheshet në qendër të qytetit të Elbasanit me rastin e festave të fundvitit. Bredhi është 6 m i lartë dhe është realizuar nga grupimi “Nisma për Elbasanin”.