Një kishë në Oqeanin Indian, dhe dasma përrallore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2015, 20:39
Një ndërtesë në mes të Oqeanit Indian, ndërtuar posaçërisht për të pritur ceremonitë e dasmave. Në Landaa Giraavaru, Maldive, pronarët e Four Seansons Resort kanë vendosur të ofrojnë një ambjent ëndërr për të gjithë ata që kanë plane të martohen të rrethuar nga uji. Ndërtesa gjendet 50 metra nga bregu, mund të strehojë deri në 16 njerëz dhe përmban një dysheme prej qelqi të tejdukshëm, në të cilën duken një koloni breshkash që notojnë aty rrotull.