Bashkia Mirditë rikonstrukton 15 banesa të komunitetit rom dhe egjiptian
15 familje të komunitetit rom dhe egjiptian do të kenë një strehë të ngrohtë këtë dimër falë ndërhyrjes nga ana e Bashkisë për rikonstruksionin e banesave të tyre.Ministrja Gjermeni sëbashku me kryetarin e Bashkisë Dedaj, stafin e Bashkisë dhe deputetin Ndocaj inspektua sot punimet e kryera në dy projekte të përfunduara në masën 100%.Për vitin 2015 për këtë bashki nga fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban në kuadër të Programit “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore” u zbatua projekti në vlerë mbi pesë milionë lekë.Ndërkohë Ministria e Zhvillimit Urban bën me dije se 192 familje te komunitetit rom dhe egjiptian ne mbare vendin, kete dimer kane banesa te rikonstruktuara. Për vitin 2016, buxheti për kete kategori 25% me i lartë.Totozani përgëzon Bashkinë Mirditë, apel Bashkive të tjera për strehiminAvokati i Popullit, Igli Totozani, vlerëson punën e bërë nga Bashkia Mirditë për rikonstruksionin e 15 banesave të komunitetit rome dhe egjiptian, si dhe kontributin dhe angazhimin personal të Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, për këtë çështje.Përmes një deklarate për mediat, Avokati i Popullit thekson se mbështet çdo iniciativë që i vjen në ndihmë grupeve të marxhinalizuara dhe në nevojë.Totozani e konsideron si mjaft të rëndësishëm shtimin e fondit për programin e Përmirësimit të Kushteve të Banimit për Komunitetin Romë dhe Egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2016 dhe nxit autoritetet që të materializojnë këto projekte.Avokati i Popullit, Igli Totozani, përsërit edhe një herë mesazhin drejtuar kryetarëve të Bashkive në të gjithë Shqipërinë, që të trajtojnë me dhembshuri dhe të garantojnë vendstrehime në këto ditë të ftohta dimri, për të pastrehët dhe të pamundurit.