Autobusi urban përplas këmbësorin në qytet, në gjendje rë rëndë në spital

Një person ka mbetur i plagosur sot në Durrës, teksa u përplas nga një autobus urban në qytet.Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:30 në lagjen Nr.15.Policia bën me dije se një autobuz urban, tip Reno me targa AA 356 IE, ka aksidentuar një shtetas të seksit mashkull, rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar.I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.Blutë kanë shoqëruar në ambientet drejtuesin e autobusit Ilirjan Muhedini. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.