PD: Në krye të PS në Shkodër një vrasës, Cubi: Kam qëlluar për vetëmbrojtje

Dy ditë pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, PD ka akuzuar kryeministrin Rama se ka emëruar sipas saj një person me precedent penal  në krye të PS Shkodër.Nga foltorja e selisë blu, kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë, Enkelejd Alibeaj ka dalë me emra konkret duke e cilësuar këtë lëvizje të qeverisë një pakt me krimin.Alibeaj: Megjithë marrëveshjen e arritur për dekriminalizimin, Edi Rama po vazhdon paktin me krimin, duke inkriminuar të gjitha hapësirat që nuk i mbulon dot ligji.Ai ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje. Edi Rama ia ka besuar partinë socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, me 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas.Martin Cubi i është përgjigjur me një deklaratë Partisë Demokratike, ku ndërsa tregon të vërtetën e tij përballë ngjarjes për të cilën akuzohet."E vërteta për atë që gënjeshtari Alibeaj më çuan "vrasës","bandit",  është kjo: Më datën 27 Prill të vitit 2009, jam goditur rëndë me thikë  në pjesën e qafës. Në kushtet e vetëmbrotjes kur agresori tentoi të mëgodiste serish me thikë  kam nxjerr armën që mbaja me leje dhe kam qëlluar në drejtim të autorit, i cili për fat te keq humbi jetën", thuhet në përgjigjen e Cubit.Cubi paralajmëron padi ndaj Alibeajt duke theksuar se ka fituar pafajsi në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë"Gjykata e Rrethit Gjygjesor Shkodër dhe Gjykata e Apelit Shkodër  në kohën kur  Ministër i Drejtësisë  ishte vete Z. Enkelejd Alibeaj, më kanë shpalluar  të pafajshëm pasi ajo ka ndodhur në  kushtet e vetëmbrojtjes  ekstreme."Reagimi i PSPas kësaj akuze, edhe PS përmes një deklarata tha se "kreu i komunës Pult, Martin Cubi nuk ka qenë agresori, por viktima e një sulmi të rëndë fizik ndaj tij gjatë kohës kur ushtronte detyrën në 2009. Si rezultat i sulmit, Cubi ka mbetur i plagosur dhe ka përdorur një armë të regjistruar me leje për tu vetëmbrojtur. Qoftë vendimi i Gjykatës në Shkallën e parë, qoftë vendimi i formës së prerë në Apel e ka nxjerrë ish-kryetarin e Komunës të pafajshëm", thuhet në deklaratën e PS.PS i ka konsideruar të pavërteta akuzat se personi në fjalë është emëruar në krye të PS në Shkodër. Në reagim thuhet se ai mbaj detyrën e koordinatorit të PS për ish-komunat e Shkodrës dhe ka qenë fitues në disa zgjedhje lokale, si kryetar komune.[caption id="attachment_641072" align="alignnone" width="761"]12fd4a7d-389d-4dbb-9809-cc46f1c1e502 Ne foto: Martin Cubi[/caption][caption id="attachment_641074" align="alignnone" width="639"]martin cubii Ne foto: Martin Cubi[/caption][caption id="attachment_641073" align="alignnone" width="960"]12395666_10206824843093339_1973357868_n Ne foto: Martin Cubi[/caption]