Babagjyshët e Palestinës kundër politikës së Izraelit, përplasen me policinë

Një grup i madh palestinezësh të veshur si Babagjyshë marshuan të shtunën në Betlehem, në Bregun Perëndimor, në shenjë proteste kundër politikave të zbatuara nga Izraeli.Megjithatë, protesta përfundoi në përleshje me forcat e sigurisë, si pasojë e të cilës mbeten të plagosur të paktën 14 palestinezë.Krahas Babagjyshëve, kishte dhe me dhjetra demonstrues të tjerë, disa të veshur me maska gazi dhe të tjerë me parulla. Babagjyshët ofruan ëmbëlsira për policinë, por kjo nuk e shmangu përplasjen mes tyre.Burrat të veshur me shalle dhe maska filluan të hedhin objekte ndaj policisë izraelite. Kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës, granata tymuese dhe plumba gome, duke i detyruar protestuesit palestinezë të tërhiqen.Një skenë e ngjashme, me dhunë dhe arrestime, u përsërit edhe vitin e kaluar kur rreth 80 palestinezë protestuan në rrugët e Betlehemit kundër pushtimit izraelit.image (5)image (4)image (3)image (2)